Arbëri

Hovenier përsërit thirrjen për zbatim të të gjitha marrëveshjeve në dialog

 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit, ka përsëritur thirrjen që të gjitha zbatohet të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirënjohës për akterët e ndryshëm të pranishëm, për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizave të tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, ka shkruar Hovenier në Twitter.