Arbëri

Kurti: Ata që duan Asociacion duhet të argumentojnë arsyen

 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se beson që propozimi evropian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë dhe se është i gatshëm të bisedojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel, por ka thënë se nuk ka marrë ndonjë argument adekuat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti ka deklaruar se “nuk e sheh të nevojshëm krijimin e Asociacionit, por se është i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve joshumicë”.