Arbëri

Tek të arriturat kryesore, ministrat i listojnë edhe vizitat jashtë vendit

 

Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat i kanë përmbledhur arritjet e tyre për vitin e shkuar në një raport 42-faqesh, në të cilin KOHA ka siguruar qasje tek pasi ka bërë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Dokumenti përfshin një periudhë tjetër raportimi nga ajo që pati kërkuar kryeministri Kurti dhe përmban të listuara si arritje kryesore edhe vizitat dhe takimet jashtë vendit

Në mes të muajit shtator, kur Qeveria bëri një vit e gjysmë prejse e ka nisur mandatin, kryeministri Albin Kurti kërkoi raport të shkruar pune nga secili prej anëtarëve të kabinetit qeveritar.

“Patëm një diskutim me ministrat që për javën e ardhshme secili prej ministrave t’i sjellë katër apo pesë arritjet kryesore për një vit e gjysmë”, deklaroi Kurti më 14 shtator të vitit të kaluar.