Disa deputetë të Parlamentit Evropian kanë paralajmëruar deputetët e Parlamentit të Serbisë me pasojat që e presin Serbinë nëse nuk tregohet konstruktive në përpjekjet për të arritur marrëveshje me Kosovën, raporton “N1”, një nga mediumet e pakta që nuk kontrollohet nga pushteti në Serbi.
“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia s’do të jetë vetëm një ishull, por do të shndërrohet në Iran brena Evropës”, ka cituar eurodeputetët një burim i këtij mediumi.
Europarlamentarët kanë thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është bërë e qartë nga pesë përfaqësuesit ndërkombëtarë më 20 janar se Serbia e ka të arritshme që të hyjë në Bashkimin Evropian deri më 2030 e se kjo pako do të duhej të vlente edhe për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Delegacioni i Parlamentit Evropian, i udhëhequr nga Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemec, ka vizituar të premten Serbinë. Ky delegacion në mëngjes u takua me deputetë serbë, ndërsa pasdite ka nisur një takim me Vuçiqin.
Irani po përballet qe më shumë se 10 vjet me sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për naftë dhe banka.
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Zëdhënësi i BE-së heziton të thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen
-
Zëdhënësi i BE-së heziton të thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen
-
Serbisë i kërkohet zbatimi i marrëveshjeve me Kosovën për përparim në procesin e integrimit në BE
-
BE: Serbia do të ketë pasoja në rast të moszbatimit të Marrëveshjes