Arbëri

Demaku: E çuditshme që partia në pushtet të zhvillojë fushatë negative

Dafina Demaku nga Periskopi deklaroi se është e çuditshme se si një parti në pushtet, zhvillon fushatë negative në publik.

Duke komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje “Çka ka, çka s’ka”, Demaku tha se ky format nuk është i pritshëm nga partia që qeveris me vendin, pasi sipas saj, pyetje të tilla duhet të bëjë opozita dhe qytetarët.

“Ky lloj format i videove nga partia në pushtet, kur po pyet çka ka dhe çka s’ka, është dashur t’i përgjigjet pyetjes me ‘çka ka’. Nuk është ajo që na tregon çka ka. Përmbajtja është e varfër krahasuar me konceptin e videove që ka zhvilluar VV-ja kur ka qenë në opozitë. ‘Çka ka, çka s’ka’, përdoret me zhargon kur përgjigja është s’ka kurrgjë’”, deklaroi Demaku.

Sipas saj, kjo video e VV-së e atakon skenën politike nga paslufta.