Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Maloku: Blloku opozitar po e imiton VV-në me populizëm në fushatë

Fadil Maloku

Sociologu Fadil Maloku vlerëson se fushata aktuale zgjedhore po karakterizohet nga një frymë populiste, duke thënë se partitë opozitare po ndjekin qasje të ngjashme me atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, sloganet e përdorura nga partitë politike janë në masë të madhe të ngjashme dhe bartin elemente tipike të populizmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam duke e përcjellë me vëmendje këtë fushatë që po zhvillohet tani. Ka një farë fryme populiste. Blloku opozitar është duke e imituar Vetëvendosjen, duke bërë improvizime me populizma. Nëse i merr sloganet që përdoren në fushatë, vëren se shumë prej tyre janë të ngjashme dhe tipike populiste”, ka thënë Maloku në “60 Minuta” të KTV-së.

Ai theksoi se partitë opozitare do të duhej të ndërtonin një narrativë tjetër politike, të fokusuar kryesisht në programet ekzistenciale dhe çështjet ekonomike që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Maloku e konsideroi paradoksale situatën politike në vend, duke theksuar se partitë kërkojnë mbështetjen e qytetarëve gjatë zgjedhjeve, por më pas mungon gatishmëria për kompromis politik.

“E kemi një paradoks të llojit të vet. Në njërën anë partitë kërkojnë votën e qytetarëve, ndërsa në anën tjetër, kur përfundojnë zgjedhjet, nuk tregojnë gatishmëri për kompromis. E gjithë arkitektura e demokracisë procedurale është e ndërtuar mbi bazën e kompromiseve”, u shpreh ai.

Duke folur për çështje energjetike, Maloku u shpreh se Qeveria ka rezerva ndaj projektit për gazin amerikan, për shkak të shqetësimeve që lidhen me mundësinë e ndikimit të kompanive transnacionale në kompetencat shtetërore.