Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia demantohet edhe për çnjohjen nga Maldivet

Blerim Reka, shef i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, ka rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale me Maldivet, pavarësisht se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e kishte përmendur këtë shtet si një prej atyre që e kanë çnjohur Kosovën.

Reka ka shkruar të enjten në Facebook se ka pasur një takim me ambasadoren e Maldiveve në SHBA, Thilmeez Hussain, me të cilën janë rikonfirmuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me ambasadoren Thilmeeza Hussain, Përfaqësuesen e Përhershme të Maldiveve në OKB dhe Ambasadore të Maldiveve në SHBA. Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale. Asnjë ndryshim në marrëdhëniet diplomatike, të vendosura që në vitin 2009”, ka shkruar Reka.

Pos Maldives, Vuçiqi më 4 janar pati thënë se njohjen e Kosovës e kanë tërhequr edhe Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esëatini, Guinea, Barbuda, Saint-Lucia dhe Libia.

Të gjitha u mohuan nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës që ka thënë se s’ka pasur asnjë njoftim për tërheqje të njohjes.