Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasada amerikane pëlqen postimin ku Vuçiqi thotë se 9 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Profili në Twitter i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka pëlqyer një postim në të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Një ditë më pas, Ambasada e ka hequr pëlqimin. 

“Vuçiq rendit nëntë shtetet që tërhoqën njohjen e Kosovës së vetëshpallur”, është titulli i lajmit të shpërndarë nga “Vaseljenska TV” të cilin e ka pëlqyer Ambasada amerikane në Prishtinë.

Lajmi është i publikuar në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Reagim për këtë pati deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili në hapësirën e komenteve ia ka kujtuar Ambasadës se çfarë thotë postimi të cilin ata e kanë pëlqyer.

Pas reagimeve, Ambasada amerikane mëngjesin e së enjtes e ka hequr pëlqimin në postim. 

Image

Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se nëntë shtete - Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Barbuda, Saint Lucia, Maldivet – e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, duke shtuar se po presin edhe të dhjetin.