Arbëri

Demi: Mosshkarkimi i zyrtarit që po hetohet për korrupsion, vazhdim i qeverisjes pronto

Ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është ngritur kallëzim penal nga hetuesit e Policisë së Kosovës.

Mosshkarkimi i ambasadorit pas hetimit të tij për korrupsion, po shihet si i gabuar.

Opinionisti Agron Demi ka thënë se është vazhdim i qeverisjes pronto, veçse tash me persona të tjerë.

“Mos shkarkimi i një zyrtari publik i cili po hetohet për korrupsion dhe për të cilin tashmë ka një kallëzim penal të ngritur, është vazhdim i qeverisjes pronto, por me persona të tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

Dyshimet ndaj Berishajt janë që ai ka përfituar së paku 1.5 milionë euro nga kompania GEN me seli në Serbi për periudhën 2019 e deri në prill 2022.