Arbëri

Lajçaku e Escobari takohen me zv.shefin e NATO-s, diskutohet gjetja e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë

Miroslav Lajcak - Mircea Geoana - Gabriel Escobar

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar të hënën me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana. Ndër të tjera në takim është biseduar edhe për gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Për takimin është njoftuar në faqen në Twitter të Misionit të SHBA-së në NATO.

“Paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë evropianët. SHBA-ja dhe aleatët tanë të NATO-s, dhe BE-ja, janë të përkushtuar për të punuar me Serbinë & Kosovën për gjetjen e një zgjidhjeje dhe një rruge para në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies të gjitha komuniteteve”, është shkruar nga Misioni i SHBA-së në NATO.

Për takimin ka njoftuar edhe Lajçaku.

“Kam pasur një takim të dobishëm me zëvendësekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoanan dhe US-DAS, Escobarin sot. Kemi diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë që po ashtu bashkërisht t’i adresohemi ambasadorëve të NATO-s”, ka shkruar Lajçak në Twitter.