Arbëri

Janjiq për njohjen e Kosovës: Vuçiqi s’është i çmendur të dalë kundër botës

 

Analisti serb, Dushan Janjiq, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të dalë kundër NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me ç'rast sipas tij, ai do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Janjiq u shpreh të mërkurën në Euronews se Vuçiqi do të bëjë lojën e tij, por nuk është i çmendur në vendime të tilla.

“Më e rëndësishmja është të harmonizosh qëndrimet e të dyja palëve, për një integrim evropian dhe euroatlantik. Vuçiç është president, politikan, do luajë lojën e tij, por nuk është i çmendur. Ai nuk do të shkojë kundër botës, NATO-s dhe BE-së. Këto janë mundësitë për Serbinë”, tha Janjiq.