Jusufi: Kostoja për mbulimin e rrymës në veri sivjet mund të shkojë nga 11 në 40 mln euro

Jusufi: Kostoja për mbulimin e rrymës në veri sivjet mund të shkojë nga 11 në 40 mln euro
Gazetarja e grupit KOHA, Sanie Jusufi, ka thënë se kostoja për mbulimin e energjisë elektrike për katër komunat veriore të Kosovës, mund të rritet këtë vit.
E ftuar në emisionin Desku në KTV të enjten, Jusufi ka thënë se deri tani KOSTT-i ka shpenzuar afro 11 milionë euro në vit për këto komuna deri tani, ndërsa këtë vit pritet që kostoja të rritet deri në 40 milionë për shkak të çmimit të lartë të energjisë në bursa.
“Qytetarët e Kosovës prej 2017-ës, por edhe para 2017-ës kanë paguar për energjinë në veri, është paguar direkt prej faturave të qytetarëve, prej 2017-tës kur është hequr nga faturat e qytetarëve është KOSTT-i ai që po e mbulon një kosto të tillë, llogaritet që afro 11 milionë euro në vit është kostoja që shpenzohet në katër komunat veriore që nuk mbulohet prej konsumatorëve por prej KOSTT-it, këtë vit kemi një kosto shumë më të lartë për shkak të çmimit të energjisë që është rritur në bursa, është afro 40 milionë që janë shpenzuar për mbulimin e kostos së energjisë në veri. Kjo është lënë në diskrecion që ndoshta do të mbulohet prej një fondi që është fondi i katër komunave veriore, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, ka thënë Jusufi.
Ajo ka përmendur edhe një prej probleme më të mëdha me të cilat është përballur këtë vit Kosova sa i përket energjisë elektrike, atë të mungesës apo reduktimeve të rrymës gjatë verës, gjë që nuk ka ndodhur përgjatë viteve të kaluara.
“Në fillimvit kur është bërë shqyrtimi i tarifave, Qeveria u zotua që do të mbulonte me 90 milionë euro çështjen e tarifave në mënyrë që konsumatorët të mos pësojnë rritje të çmimit, të ketë rritje të çmimit për ata që konsumojnë më shumë se 800 kë, por ky alokim i mjeteve nuk është bërë deri në fund të qershorit dhe kjo ndikoi që KEDS-i të refuzonte të blinte energji për shkak se thoshte që nuk ka mjete të mjaftueshme për ta blerë energjinë shkaku i borxheve që ka krijuar edhe me palët e tjera siç ishte KEK-u, KOSTT dhe palët tjera. Kjo më pas është stabilizuar edhe me anë të një ndihme nga ana e Shqipërisë me anë të një marrëveshjeje që kanë nënshkruar KEK-u me KESH-in që KEK-u gjatë natës tepricën e energjisë ta depozitojë atje dhe kur ka Kosova nevojë, ajo energji të kthehej te ne. Kjo ndodhi gjatë kohës kur kishte probleme me remont”, ka thënë ajo.
Jusufi: 2022-a, vit i inflacionit dhe i krizës
Gazetarja e KOHËS, Sanie Jusufi, tha se rritja e çmimeve dhe inflacioni ishte kryefjalë gjatë 2022-s në Kosovë. Sipas saj, Kosova është e varur nga importi i produkteve të vendeve tjera, me ç’rast çdo lëvizje e çmimeve ndikon edhe në Kosovë.
Jusufi theksoi të enjten në DESKU-n e KTV-së se 2022-a ishte viti me shkallën më të lartë të inflacionit tash e dy dekada.
“Kemi inflacionin në shkallën më të lartë për afro 2 dekada, viti është përmbyllur me një inflacion prej 11 për qind. Ka ndodhur që gjatë gushtit-korrikut të ketë 14 për qind shkallë të inflacionit, shkallë që ndikon që kostoja e jetesës së qytetarëve të rëndohet”, deklaroi Jusufi.
Ajo tha se derisa në Kosovë çmimet janë rritur, pagat kanë mbetur pothuajse të njëjta, e kjo sipas gazetares së KOHËS, ua ka vështirësuar jetesën shumë qytetarëve.
“Për një familje që të ardhurat janë 400 euro, e kemi parë që vetëm për produktet ushqimore, është rritur për afro 28 euro shporta e konsumatorëve, duke mos e lënë anash as transportin, duke shënuar rritje të çmimeve”, tha tutje.
Jusufi tha se nëpërmjet dy pakove, Qeveria tentoi t’iu ndihmonte qytetarëve në tejkalimin e krizës. Pakot, sipas saj, nuk patën efektin e duhur.
“Kanë qenë investimet kapitale që kanë rënë, realizimi i tyre ka qenë në nivel të ulët. e kemi parë që s'ka një ekonomi të qëndrueshme, vlera e investimeve kapitale vetëm 23 për qind”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Spahiu: SHBA-ja do të nxiste luftë në Kosovë për ta nënshtruar Serbinë

Kurti e pranoi se ka Asociacion, zëdhënësi i tij thotë se kryeministri s’tha diçka të re

Hoti: A paska Asociacion?

Kurti e pranon se në Planin evropian ka Asociacion

Bajrami: Nëse formohet Asociacioni, Gjykatës Kushtetuese duhet t’i jepen kompetenca shtesë

Halimi: Dy vjet qeveri propaganduese, shpresa e qytetarëve është ikja

KDI: Legjislacioni nuk parasheh ndarje specifike të buxhetit për gratë në subjekte politike

QKUK-ja do ta funksionalizojë shërbimin për IVF, në kohën e ballafaqimit me mungesë barnash

Demi: Mosvendimet e Kurtit po iu kushtojnë qytetarëve

Sëmundja që dikur trajtohej në QKUK, tani referohet jashtë

Pikat e grumbulluara në Kuvend lënë disa borde të institucioneve jofunksionale
