Arbëri

Nis largimi i barrikadave në veri, lirohet Rudari

Përditësim - Barrikada në fshatin Rudar në veri të Kosovës është hequr plotësisht dhe tashmë rruga është e lirë për qarkullim. Barrikadat janë duke u hequr edhe në lokacione të tjera.


Kanë nisur të largohen kamionët e vendosur si barrikada në fshatin Rudar.

Këta kamionë po largohen, pasi të enjten në mëngjes janë larguar edhe kamionët që ishin vendosur në Serbi, rreth dy kilometra nga pika kufitare në Merdar, si pasojë e të cilëve kjo pikë ishtë mbyllur. 

Barrikadat janë vendosur tash e 20 ditë pas arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq.

{gallery}