Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndryshuar masën ndaj ish-policit, Dejan Pantiq, për shkak të problemeve shëndetësore që ai ka pasur.
Sipas njoftimit për media nga Specialja, edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.
“Pas vizitave të ekipeve mjekësore të EULEX-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se “Prokuroria Speciale e Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzojë të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”.
-
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq
-
Apeli ia ul dënimin Pantiqit, refuzon ankesat e Millenkoviqit dhe Vllajiqit
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë
-
Refuzohet sërish kërkesa e Mladiqit për lirim të parakohshëm
-
Krimineli Mladiq kërkon lirim të menjëhershëm sepse “po i afrohet fundit të jetës”