Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërrohen policët që u bllokuan para dy javësh në veri

Barrikadat ne veri - Rudar - Kosove - tensione

Policët, që ishin të bllokuar në veri të Kosovës, konkretisht në Leposaviq, që nga vendosja e barrikadave para dy javëve, janë larguar me sukses nga zona ku kishin ngelur që 15 ditë, ka mësuar KOHA.

Rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak, janë bllokuar qe dy javë nga serbë lokalë, që u barrikaduan pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, si të dyshuar për sulm ndaj Policisë e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të shtunën, policët që kishin mbetur të ngujuar përtej barrikadave, me sukses kanë kryer ndërrimin.

Ditë më parë, EULEX-i pati njoftuar se policët në pikën kufitare në Jarinjë ishin furnizuar me ushqim, veshmbathje e mjete higjienike. Ndërsa KFOR-i pati njoftuar se ka ndihmuar në zhvendosjen e nëntë policëve që ishin në pikat kufitare.