Arbëri

Të enjten protestohet në Rudar, KFOR-i përsërit se ka kapacitete për të ofruar siguri

Barrikadat ne veri - Rudar - Kosove - tensione
 

Situata në veri të Kosovës ishte e qetë të mërkurën, kur janë bërë 12 ditë nga barrikadimi i rrugëve që shpien drejt pikave kufitare, Jarinjë e Bërnjak. Kosova ka zënë vend në fjalimin e fundvitit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, derisa për të ofruar siguri misioni i kësaj aleance në Kosovë, KFOR, ka përsëritur se ka kapacitetet e nevojshme

Disa metra nga barrikada në fshatin Rudar, të enjten do të protestohet.

Protesta, siç raportuan mediat serbe, është organizuar nga i ashtuquajturi “Shtab i krizave nga veriu i Kosovës”.