Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se barrikadat në veri duhet të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.
Rohde në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së, ka folur edhe për Asociacionin. Ai ka thënë se serbëve të Kosovës duhet t’u ofrohet autonomi në disa fusha por në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
“Sa i përket barrikadave, qëndrimi është i qartë. Janë të paligjshme të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur nga ata që i kanë vendosur. KFOR-i është aty dhe KFOR-i ofron një ambient të sigurt e lëvizje të lirë. Jam optimist do të realizohet, shpresoj sa më parë të jetë e mundur, pasi e fundit që na duhet një përshkallëzim i mëtejmë i situatës”, tha Rohde.
Intervistën e plotë të Rohdes mund ta ndiqni sonte në Interaktiv nga ora 22:50.
-
Rohde: Barrikadat të hiqen para Krishtlindjeve
-
Rohde: Kosova ende s’ka një propozim për Asociacionin
-
Vuçiqi kritikon Rohden: Ai njihet për deklarata anti-serbe
-
Rohde: Asociacioni është një lloj i autonomisë që nuk e kërcënon sovranitetin e Kosovës
-
Rohde: Urgjentisht të formohen institucionet, politikanët ta kenë shtetin para partisë