Arbëri

Aplikimi i Kosovës për BE, Presidenca Çeke s’ka kohë për asnjë procedurë

Kosova - Bashkim Evropian
Foto ilustrim
 

Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian do t’i informojë vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bllok. Kjo procedurë do të jetë edhe e fundit e Presidencës së Çekisë sa i përket këtij procesi që ka nisur më 14 dhjetor me nënshkrimin e këtij aplikimi nga krerët institucionalë. Informimi i shteteve anëtare do të bëhet më 21 dhjetor në takimin e radhës të grupit Coreper.

Zëdhënësja e Presidencës Çeke të BE-së, Eva Hrncirova, i ka thënë KOHËS se nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për asnjë procedurë tjetër në ditët e fundit të udhëheqësisë.