Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia përgënjeshtron raportimet se Pantiq u keqtrajtua

Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar raportimet se ish-pjesëtari i MUP-it serb Dejan Pantiq është keqtrajtuar.

Policia ka thënë se Pantiq është trajtuar mjaft mirë konform rrethanave të krijuara. Po ashtu janë siguruar edhe barnat për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve për “akte terroriste” dhe “sulm ndaj rendit Kushtetues”.

Pantiq, ish-polic i Kosovës, akuzohet se ishte prapa sulmeve ndaj zyrtarëve të KQZ-së e Policisë së Kosovës në veri, e po ashtu ndaj zyrave të komisionit komunal zgjedhor.

Në mediumet serbe ishte raportuar se Pantiqi është keqtrajtuar dhe se nuk i janë ofruar barna. Këtë e kanë thënë familjarët e Pantiqit.

“Po ashtu në vazhdimësi e kemi bërë të ditur se Policia e Kosovës punën e bazon në vlerat e saja si profesionalizmi, përgjegjësia dhe integriteti, në kuadër të të cilave ofron siguri dhe trajton të gjithë qytetarët pa dallime. Andaj, spekulimet e vazhdueshme nga persona të caktuar dhe disa media kryesisht serbe, përfshirë spekulimin e fundit të publikuar përmes video-mesazhit, se gjoja zyrtarët policorë nuk e kanë trajtuar si duhet dhe nuk i kanë ofruar barnat mjekësore personit të dyshuar (D.P.), njofton dhe sqaron se: I njëjti është trajtuar mjaft mirë konform rrethanave të krijuara, ndaj të njëjtit janë respektuar të drejtat njerëzore që i takojnë personit të ndaluar, i janë lexuar të drejtat e tij, i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore. Po ashtu Policia e Kosovës ka arritur që të sigurojë barnat e nevojshme për personin e ndaluar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak mbesin të mbyllura, si pasojë e vendosjes së barrikadave.

“Aktet kriminale, vendosja e barrikadave, sulmet me armë zjarri e mjete shpërthyese, kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë, kanë cenuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, por nuk kanë ndaluar punën e Policisë së Kosovës e cila në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit. Duke marrë për bazë situatën e krijuar, bllokimin e rrugëve nga grupet kriminale, të cilat vetë po pengojnë qytetarët dhe komunitetin në lëvizjen e lirë, në qasjen dhe shërbimet e nevojshme, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës në të gjitha rastet në veri të vendit. Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës po angazhohet në të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime”, thuhet nga Policia.