Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pantiqit i është vazhduar arresti shtëpiak edhe dy muaj, thotë avokati i tij

Ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj, ka konfirmuar për “Kossev” avokati i Pantiqit, Ljubomir Pantoviq.

Pantiq ishte pjesë e Policisë së Kosovës deri në nëntor të vitit të kaluar, kur braktisin institucionet së bashku me serbët tjerë në veri të Kosovës.

Ai u arrestua një muaj më vonë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa akuzohet për “terrorizëm në bashkëkryerje”. Ai akuzohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre të komisionit zgjedhor.