Arbëri

Bërnabiqi i reagon Von Cramonit, e quan “eksperte të përgjithshme”

Ana Brnabiq (Foto: Reuters)
 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka reaguar raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Von Cramon në një postim në Twitter ka bërë thirrje që të kthehet paqja dhe stabiliteti në veri të Kosovës dhe se ky duhet të jetë prioritet. Ajo i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj EULEX-it dhe paralajmërimet të Serbisë me kthim të ushtrisë në Kosovë.