Arbëri

Bislimi: Së shpejti aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE

 

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se ditëve në vijim Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian.

Ai në një intervistë për mediumin "Politico", tha të dielën se Kosova është e gatshme për trajektore të re, derisa shtoi se Bashkimi Evropian “kurrë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor”.