Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook e ka quajtur Serbinë një vend “autokratik, pro-aziatik dhe luxtënxitës”.
“Serbia pro-aziatike Kryeministër??!!! Ia dhe Serbisë një tabor të paqenë. A është Japonia aziatike? Koreja e Jugut? Tajlanda?!!! Nalu kryeministër se na bane horë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kurti në reagimin e tij në Facebook ndër të tjera kishte thënë edhe se “kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë, Kosova do të fitojë”.
Reagimi i tij erdhi pas tensioneve në veri, ku nisën bllokimet e rrugëve nga bandat kriminele, ndërsa ka pasur të shtëna me armë e hedhje të shok-bombave në drejtim të policisë. Po ashtu janë sulmuar edhe gazetarët.
Si rrjedhojë e tensioneve ka ardhur deri te shtyrja e zgjedhjeve në katër komunat veriore.