Arbëri

KEK-u dështoi të arrijë marrëveshje për remontin kapital të kaldasë

 

Njësia A5 e Termocentralit “Kosova A” nuk do të jetë në funksion gjatë dimrit. Korporata Energjetike e Kosovës e ka nënshkruar kontratën për remontin e turbinës dhe gjeneratorit, por ka dështuar të arrijë një marrëveshje për remontin kapital të kaldasë. Edhe nëse fillon tani puna në remont, ajo nuk pritet të përfundojë para 3 muajve. Në KEDS thonë se me uljen e temperaturave është rritur konsumi

Kosova këtë dimër nuk do të mund të llogaritë në rreth 150 megavate të energjisë së prodhuar nga njësia A5 e termocentralit “Kosova A”. Edhe pse katër ditë më parë, Korporata energjetike e Kosovës e ka nënshkruar një kontratë me negocim për remontin e turbinës dhe gjeneratorit, ajo ka dështuar që të arrijë marrëveshje për remont kapital të kaldasë.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë se KEK-u nuk ka mundur të arrijë marrëveshje për realizimin e remontit kapital të kaldasë bazuar në kushtet e paraqitura në dosjen e tenderit.