Gjatë vitit 2022, mbi 30 raste korrupsioni janë iniciuar për trajtim në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), ka thënë drejtori i saj, Yll Buleshkaj, në takimin me Shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.
“Gjatë vitit 2022 nga informatat të pranuara, në kuadër të mandatit të Agjencisë, mbi 30 raste janë iniciuar për trajtim nga bashkëpunimi me organizatat jo- qeveritare dhe mediat”, ka thënë Buleshkaj.
Buleshkaj ka thënë se me përgjegjësitë e reja, pas miratimit të legjislacionit të ri, nevoja për staf të ri, burime financiare shtesë dhe profesionale vazhdon të mbetet kërkesë e vazhdueshme për të ngritur performancën e punës në përgjithësi, thuhet në komunikatën e APK-së.
“Transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë prioritet i institucioneve publike për parandalimin e korrupsionit”, tha ai.