Serbia po kërcënon me kthim të forcave ushtarake në territor të Kosovës. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë të premten se Beogradi është afër vendimit për të kërkuar kthimin e trupave të saj në Republikën e Kosovës.
Kjo, sipas saj, bëhet në përputhje me Rezolutën 1244.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi afër që të kërkojmë kthimin e forcave tona në Kosovë sipas Rezolutës 1244, sepse KFOR-it nuk i pëlqen detyra e vet”, ka thënë ajo.
Bërnabiqi ka shtuar se detaje lidhur me këtë do t’i japë Aleksandër Vuçiqi gjatë të premtes. Ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë ndihmë nga një partner në BE.
“Në BE, ata nuk reagojnë për atë që po ndodh. KFOR-i dhe EULEX-i nuk po e bëjnë punën e tyre, jo vetëm në përputhje me Brukselin por edhe me marrëveshjen e Kumanovës. Nuk mbrojnë serbët e Kosovës, as në jug e as në veri të Lumit Ibër”, ka thënë ajo.
Të enjten, kërcënimi i njëjtë erdhi nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili e njoftoi edhe numrin e saktë të trupave që mund t’i dërgojë Beogradi.