Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar-Wigemark është shprehur i shqetësuar pas incidenteve të djeshme në veri të vendit, për çka kërkuar që të ruhet qetësia.
Ai ka thënë se EULEX-i në Kosovë do të vazhdojë të monitorojë situatën në bashkërendim të ngushtë me Policinë dhe KFOR-in.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të shqetësuar nga incidentet e djeshme në pjesën veriore të Kosovës. Çfarëdo proteste duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të përmbajtur. EULEX-i në Kosovë do të vazhdojë të monitorojë situatën në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar ai në Twitter.
Të martën, në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe, ku pritej të bëhej zëvendësimi i zyrtarëve të KQZ-së.
Concerned with yesterday’s incidents in northern Kosovo. Any protests should be peaceful and everyone should remain calm and show restraint. @EULEXKosovo will continue to monitor the situation in close coordination with Kosovo Police and @NATO_KFOR
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) December 7, 2022