Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke vijuar pa vonesa dhe pa incidente.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se situatën po e monitoron njësia e specializuar policore e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.
Wigermark ka thënë se situata po monitorohet në gjashtë pikëkalime kufitare.
“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, ka thënë ai.
Sot në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe një pjesë lokale.