Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet e fundit në veri nuk janë zgjidhje afatgjate

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark, në një prononcim për “Deutsche Welle” ka thënë se BE-ja e ka bërë të qartë se zgjedhjet e fundit në katër komunat në veri të Kosovës “s’ofrojnë zgjidhje afatgjate”.

Wigemark u ka bërë thirrje palëve që të sillen me maturi e të ulen tensionet.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë në mënyrë të matur, të qetë, për të evituar çdo dhunë apo kërcënim dhe të depërshkallëzohet situata që fatkeqësisht doli jashtë kontrollit në komunën Zveçan në veri”, ka thënë Wigemark. “Besojmë se ne si BE, e kam përsëritur edhe unë dje, velërsojmë zse zgjedhjet e fundit, ndonëse u mbajtën në rend të mirë, por përfaqësojnë vetëm një pjesë shumë të vogël të popullatës në veri të Kosovës dhe nuk janë zgjidhje afatgjate. Ajo mund të gjendet vetëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihet edhe popullata e serbëve lokalë të Kosovës”.

Wigemark ka thënë se EULEX-i po e monitoron situatën në terren.

“Është me rëndësi të kuptojnë të gjithë se çfarë po ndodh në terren. NE e dimë se ka elemente kriminele të përfshira, pora ka edhe popullatë lokale që nuk është e kënaqur me situatën. Ka mungesë besimi në mes të palëve në përgjithësi. Ka një numër të pikave të ndjeshme që mund të nxisin trazira. E konsiderojmë këtë si pjesë të Kosovës sigurisht, por është shumë me rëndësi që qytetarët në të gjitha pjesët e Kosovës të ndjejnë se të drejtat e tyre demokratike e njerëzore po respektohen”, tha Wigemark.

Të premten pati trazira në veri, ku në Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviq, Policia e Kosovës derisa po përcillte kryetarët e rinj në objekte të komunave hasi në rezistencë të një numri të serbëve lokalë që bllokuan objektet komunale. Policia përdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmën. Në këtë dhunë u raportua për lëndimin e të paktën pesë zyrtarëve policorë, ndërsa u dogjën dhe u dëmtuan edhe disa vetura të Policisë së Kosovës.