Policia e Kosovës i ka larguar gazetarët nga pjesa veriore, me pretendimin se nuk ka siguri për qëndruar aty, raporton gazetari i KOHËS, Fitimi Gashi.
Policia vetëm disa minuta më parë përmes një reagimi theksoi se situata në veri është stabile, ndërsa ftoi qytetarët të jenë të qetë e bashkëpunues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ditës së shtunë, janë raportuar disa sulme nëpër komunat veriore. Sulmet ndodhën në ditën kur zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor shkuan në veri për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.
Reagime për sulmet pati kryeministrin Albin Kurti, i cili paralajmëroi shtim të forcave policore në veri, ndërsa fajësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq për orkestrimin e tyre.