Arbëri

IPKO edhe këtë vit fiton çmimin: Tatimpaguesi i vitit 2022

 

Në Gala Mbrëmjen tradicionale, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, “THE BEST OF KOSOVO 2022”, u dhanë çmime të ndryshme për performancën e bizneseve vendore dhe për investitorët e huaj në Kosovë.

IPKO Telecommunications, si një ndër investitorët më të mëdhenj të huaj në Kosovë, fitoi çmimin e Tatimpaguesit të vitit 2022. Ky çmim është indikator i një performance të shkëlqyer financiare të IPKO përgjatë këtij viti.