Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis hartimi i ligjit dhe statutit të Fondit Sovran të Kosovës

Grupi i ekspertëve është mbledhur të shtunën për të hartuar ligjin dhe statutin e Fondit Sovran të Kosovës.

“Dy dokumentet do të themelojnë dhe funksionalizojnë Fondin Sovran, si organizatë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në një njoftim të kryeministrisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ishte pjesë e kësaj punëtorie, tha se hartimi i ligjit dhe statutit të Fondit kërkon kohë, përkushtim dhe dedikim teksa i falënderoi grupin e ekspertëve për gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë punëtorisë u trajtua puna e deritanishme dhe u diskutuan planet kohore për draftet e para.

Qeveria e Kosovës në mbledhjes e 81-të të saj ka miratuar Koncept Dokumentin e Fondit Sovran i cili përcakton qëllimet, funksionin dhe mandatet e Fondit, si dhe parasheh gjithë procesin që duhet të ndjek Qeveria e Republikës së Kosovës deri në themelimin e Fondit.

Ky Fond do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.