Arbëri

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e quan konflikt-nxitëse gjuhën e Vuçiqit kundrejt Kurtit

Foto: AP
 

Këshilli i Ambasdorëve Shqiptarë ka reaguar ndaj deklaratve të fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas emërimit të Nenad Rashiqit – ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky këshill vlerëson se deklaratat e tij dëmtojnë përpjekjet e komuniteti ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhëneve mes Kosovës dhe Serbisë.