Arbëri

Arrestimi i aktivistes, shoqëria civile kërkon lirimin e saj

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje që të lirohet aktivistja Neri Ferizi, që u arrestua të enjten në protestën e organizuar për shkak të vrasjes së gruas 35-vjeçare. Në një oftimin në Facebook, kjo organizatë shkroi se derisa vraësistë po lihen të lirë, Policia po vazhdon “ta ndëshkojë rezistencën tonë tashmë edhe përmes burgut”.

“Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të angazhohet që shoqja jonë të lirohet menjëherë. Aktivistet nuk janë kriminele. Kriminelë janë vrasësit e grave. Rrjedhimisht, ata duhet të jenë në burg e jo aktivistet që i bëjnë ballë dhunës e shtypjes dhe angazhohen për barazi e drejtësi shoqërore. Gjithashtu, ne ia ritheksojmë ministrit e gjithë shtetit që rezistenca jonë nuk mund të shuhet me burgime e përndjekje. Ju vazhdoni dhunën ndaj nesh, ne do masivizojmë rezistencën”, thuhet në njoftimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.