Këshilli Federal i Zvicrës dëshiron që t’ia zgjasë mandatin misionit Swisscoy në Kosovë edhe për tri vjet, deri në vitin 2026, raporton Blick.
Të mërkurën ky mesazh është dërguar në Parlament.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZvicra po ashtu dëshiron që të ketë të drejtën për ta rritur kontingjentin zviceran në forcën e KFOR me një maksimum prej 30 ushtarëve gjatë mandatit.
“Situata në Kosovë aktualisht është stabile, por ende e karakterizuar me luhatshmëri. Përveç kësaj, lufta në Ukrainë sjell rreziqe të shtuara të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Zvicrës.
Swisscoy ka një maksimum prej 195 ushtarëve që dalin vullnetarë për misionin.
Në qershor të vitit 2020, Parlamenti e zgjati mandatin e këtij misioni deri më 31 dhjetor të vitit 2023.