Partia e Serbëve të Kosovës ka njoftuar të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit në komunat veriore të Kosovës.
Kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviq, për “Zërin e Amerikës” ka thënë se do të garojë për kryetar të Leposaviqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare nga Qeveria e Serbisë dhe Zyra për Kosovë e M. se pse serbët nuk duhet të kandidojnë për këtë post dhe nëse Serbia është tërhequr nga Marrëveshja e Brukselit, pra nga pjesa që flet për pjesëmarrje në zgjedhje. Së dyti, vendimi i Listës Serbe që të mos kandidojë dhe të largohet nga institucionet e Kosovës, është ekzkluzivisht vendim politik i një partie, që është kundërshtare jonë politike dhe nuk mund ta respektojmë vendimin e tyre, as ata nuk mund të vendosin në emër tonë. Ne prisnim një sinjal nga Beogradi, por nuk kishte. Gjëja e tretë e rëndësishme është se nuk duam t’i lejojmë shqiptarët të marrin pushtetin në Leposaviq, ku ne e kemi pikën më të fortë”, tha Jabllanoviq.