Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka mbyllur përkohësisht bufenë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Burime të KOHËS kanë thënë se bufeja është mbyllur për shkak të papastërtisë aty.
Ndërkohë, është konfirmuar edhe nga brenda AUV-it e njëjta gjë.
“Për shkak të kushteve të higjienës sanitare AUV-i e ka mbyllur përkohësisht atë bufe, deri në plotësimin e kushteve”, iu tha KOHËS nga agjencia.
Ndërkohë, një zyrtar brenda ministrisë ka thënë se gjendja ka qenë alarmante pasi lëngjet janë gjetur me krimba brenda, megjithëse një informacion i tillë mbetet të konfirmohet nga agjencia.
Artikuj të ngjashëm
-
AUV-ja konstaton mospërputhje ligjore te qumështorja “Vita”, biznesi e mbyll fabrikën
-
Policia jep detaje për bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë
-
Mbyllet përkohësisht një biznes që trajtoi ilegalisht nënprodukte shtazore
-
Mbyllet një bufe e ministrive në “Ish-Rilindje” për shkak të duhanit, tjetra gjobitet
-
MPB: Situata e furnizimit me dokumente po stabilizohet