Arbëri

Kosova përfiton finacim nga programi Erasmus Plus për 21 projekte

 

Në thirrjen e vitit 2022 të programit Erasmus Plus, Kosova për herë të parë ka shënuar numrin më të madh të programeve përfituese. Nga kjo thirrje kanë përfituar të drejtën e financimi gjithsej 21 projekte, 11 prej të cilave kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë.

Në konferencën për media të ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, janë prezantuar rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional për thirrjen e vitit 2022, si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian.