Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ-ja zëvendëson dhjetë deputetët e dorëhequr të Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim të enjten për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.

Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendësimi vjen pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor.

Deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Kosovës në shenjë proteste kundër zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së KQZ-së është diskutuar edhe lidhur me dorëheqjen e zyrtarëve të Komisioneve Zgjedhore (KKZ) në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Shefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se sekretariati do të marrë veprimet e nevojshme ligjore për funksionalizimin e zyrave të KKZ-ve.

Ahmetaj po ashtu ka bërë të ditur se po vazhdon punën me draftimin e buxhetit dhe planit operacional për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

“Sekretariati do të marrë veprimet e nevojshme ligjore për funksionalizimin e zyrave të KKZ-ve në komunat e sipërpërmendura për aq sa kemi mundësi të veprimit. Në shkresat e tyre thuhet se ata janë dorëheqje nga kryesuesi i KKZ-së, gjë që akoma KKZ-ja nuk është themeluar, ajo themelohet pas shpalljes së zgjedhjeve. Ne do të shohim mundësinë ligjore për plotësimin e këtyre pozitave por duhet pasur parasysh edhe rrethanat dhe situatën sepse mund të kemi problem me qasjen në objektet administrative komunale”, ka thënë Ahmetaj.

Image