Arbëri

Dorëhiqen kryetarët e komunave veriore dhe asamblistët nga Lista Serbe

 

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, ka dhënë dorëheqje kryetari i komunës, Milan Radojeviq. Po ashtu kanë paraqitur dorëheqje të parevokueshme edhe asamblistët e tij nga Lista Serbe, raporton “Kossev”.

Dorëheqja e tij i ka pasur vendimit që morën dje serbët nga veriu për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Ata kanë paraqitur kushtet për t’u kthyer në institucione – e një nga to është themelimi i Asociacioni.