Të paktën 35 të burgosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë pranuar certifikata për aftësim profesional të hënën.
Aftësimi përfshinë sektorin e ndërtimtarisë, automekanik e instalues të ngrohjes dhe pritet t’u ndihmojë të burgosurit të integrohen më lehtë në tregun e punës pas lirimit.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se certifikatat e aftësimit profesional do t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për një të ardhme më të mirë dhe do të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të krimit në shoqëri.
Ato janë ndarë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.
“Kjo përpjekje për të ofruar mundësi për të përfituar njohuri dhe aftësi të reja është një hap drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe një kontribut i rëndësishëm për të shmangur përsëritjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
-
Të burgosurit e Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit
-
Të burgosurit e Dubravës krijojnë shporta për rrugët e Prishtinës
-
Arrestohet një person, dyshohet se lëshoi diploma të aftësimit profesional pa u zhvilluar trajnimet
-
Diplomojnë 100 zyrtarë të rinj korrektues, Kurti: Kosova ka nevojë për ta dhe pret shumë prej tyre
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari korrektues dhe dy të tjerëve për tentim-futje të marihuanës në Dubravë