Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

35 kosovarë kërkuan azil në Luksemburg

Gjatë prillit 2018 në Luksemburg kanë aplikuar 132 persona për azil, po aq sa në muajin paraprak shkruan wort.lu. Kjo tregon se numri i azilkërkuesve në këtë vend ka stagnuar.

Nga janari në vendin e vogël europian kanë kërkuar azil 560 persona, prej të cilëve 60 sirianë, ndjekur nga irakenët (53), gjeorgjianët (52), marokenët (45) dhe afganët (37). Kosovarët (35) janë në vendin e gjashtë, përcjell albinfo.ch. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar azil kërkuan 868 persona, përcjell albinfo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga gjithë aplikuesit, vetëm 41 për qind kanë fituar azil, ndërsa tjerët janë dëbuar me forcë ose vullnetarisht.