Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimin maksimal të lejuar për derivatet e naftës për të martën.
Sipas MINT-it, të martën ka rënie të çmimeve të naftës dhe gazit për 1 cent, ndërkaq çmimi i benzinës mbetet i njëjtë sikur të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën një litër naftë do të kushtojë maksimumi 1,78 euro, derisa një ditë më parë ishte 1,79 euro.
Çmimi tavan për një litër benzinë të martën është 1,41 euro, njëjtë si një ditë më parë.
Ndërkaq çmimi maksimal i gazit është 0,74 euro, derisa të hënën ishte 0,75 euro.
Shtrenjtimi i derivateve ka marrë hov që nga fillimi i tetorit. Më 30 shtator, një litër naftë kushtonte 1.61 euro.