Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murati: Është zvogëluar hendeku eksport – import

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se raporti eksport – import i mallrave ka qenë 1:9 në vitin 2019.

Por, ai ka thënë se është rritur dukshëm eksporti në dy vitet e fundit, dhe është përmirësuar dukshëm raporti. Ai thotë se aktualisht është 1:6.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë: 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike, 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore, 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese, 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe certifikim të produkteve, mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore, kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore”, ka shkruar Murati në Facebook.