Arbëri

KFOR-i i shqetësuar për interesimin e ulët të serbëve për kthimin e targave në RKS

Foto: KOHA
 

Zëvendëskëshilltari politik i komandantit të KFOR-it, Alexander Aalmo, ka deklaruar të shtunën se për KFOR-in është shqetësuese që shumë pak serbë kanë vendosur t’i ndërrojnë tabelat e veturave në RKS, derisa afati i fundit për ta bërë këtë është 31 tetori.

Aalmo ka thënë në seminarin “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Prishtinë, se do të bëjnë çmos që t’i zgjidhin telashet e mundshme.