Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqjen të enjten, ka mësuar KOHA nga tri burime të ndryshme.

Latifi, që prej emërimit në detyrë është kritikuar për menaxhim jo të mirë të këtij sektori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së fundi, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë dhe ku u komentua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.