Arbëri

Lajçaku takohet me zv. shefin e NATO-s, bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në takim zv. sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Lajçak në postim në Twitter ka bërë të ditur se në takim ka biseduar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“E kam mirëpritur mundësinë të takohem sot me zv. sekretarin e përgjithshëm Mircea Geoanan dhe ambasadorët e NATO-s për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.