Arbëri

Moti të hënën, i vranët e vende-vende edhe shi

Foto: Arben Llapashtica

Të hënën në Koosvë parashihet të mbajë mot me vranësira të dendura, të cilat vende-vende pritet të sjellin riga shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 e 8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 e 19 gradë celsius.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e së hënës.