Arbëri

Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë i qëndrueshëm

Moti-Diell

Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë pritet të mbajë një mot relativisht i qëndrueshëm, por gjatë ditës parashihen vranësira dhe po ashtu në disa vende reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga dita e martë do të ketë stabilizim të motit.

“Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm ne stadet e larta të troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales,(50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb)”, thuhet nga Instituti.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes 2-8 gradë Celsius, e maksimalet mes 16-24 gradë Celsius.