Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se shtetasit rusë që po largohen nga vendi i tyre për shkak të thirrjes së presidentit Vladimir Putin për mobilizim ushtarak, janë të mirëpritur në Shqipëri.
Deklaratën se Shqipëria mban dyert hapur për rusët që nuk duan të shkojnë në luftë, Rama e dha të mërkurën në një konferencë për media, shkroi “Euronews Albania”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 21 shtator, Putini udhëzoi mobilizim ushtarak, që është i pari për këtë vend që nga Lufta e Dytë Botërore.
Mobilizimi u tha se do të jetë i pjesshëm dhe se do të përfshijë 300.000 rezervistë për t’iu bashkuar luftës.
Qindra mijëra shtetas rusë raportohet se janë larguar nga vendi si pasojë e kësaj thirrjeje.